75 Mall Live Search
07:12 / E Hënë, 25 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Shqyrtohet Platforma për dialogun dhe kompetencat e përgjegjësitë e Delegacionit

Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje do te shqyrtohet Projektligjit për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë si dhe shqyrtimi Platformës për dialogun mbi Marrëveshjen përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, transmeton Indeksonline.

Mbledhja zhvillohet në sallën N-303, me fillim nga ora 13:00./Indeksonline/