Shqyrtohet vendimi për emërimin e anëtarëve të Bordit të Agjencisë së Privatizimit
Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal mban sot mbledhje ku do të bëhet shqyrtimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për emërimin e anëtarëve të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, transmeton Indeksonline.
Mbledhja nis nga ora 09:00 në sallën N 10 në Kuvendin e Kosovës./Indeksonline/