12:49 / E Hënë, 22 Prill 2019 / indeksADMonline

Shri Lankë: Gjenden 87 detonatorë për bomba në Kolombo

Policia e Shri Lankës ka gjetur 87 detonatorë për bomba në stacionin kryesor të autobusëve në kryeqytetin Kolombo, tha një zëdhënës i policisë.

Detonatorët u gjetën ditë pas sulmeve vetëvrasëse në kisha dhe hotele luksoze ku u vranë 290 dhe u plagosën mbi 500 njerëz.

Deri tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësi për sulmet. /Indeksonline/