14:55 / E Enjte, 31 Mars 2022 / k.v

ShSKUK: 13 pacientë po trajtohen nga Covid-19

13 pacientë janë në trajtim nga COVID-19, në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës. Prej tyre, 7 pacientë të konfirmuar me Covid-19, 6 të negativizuar, post-Covid.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, me oksigjeno-terapi janë 4 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv 2 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 9 pacientë

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë

Klinika e Neonatologjisë, 1 foshnje

Spitali i Gjakovës, 1 pacient