14:44 / E Mërkurë, 10 Mars 2021 / OSH

SHSKUK-ja do ta pajisë me CT Spitalin e Ferizajt

Bordi drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës dhe drejtori i përgjithshëm,  dr. Valbon Krasniqi vizituan Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt.

Gjatë vizitës i prezantuan  investimet që do të bëhen nga  SHSKUK-ja në këtë spital, ku parashihet  të pajiset  për herë të parë me Tomografi të Kompjuterizuar (CT).

Përmes këtyre pajisjeve do të lehtësohet trajtimi i pacientëve dhe puna e stafit mjekësor.

Menagjmenti i spitalit njoftoi në lidhje me punën që po bëhet në spital dhe kapacitetet që ka spitali për trajtim të përgjithshëm të pacientëve, përfshirë edhe rastet me Covid.

Drejtori i SHSKUK-së dhe Bordi drejtues, pasi shprehen falënderimin ndaj stafit të spitalit, ofruan përkrahje të mëtejme, qoftë përmes investimeve kapitale, furnizimit me barna dhe material shpenzues, por edhe me pajisjet e nevojshme mjekësore.

Pas vizitës së spitalit, u vizitua edhe Qendra e Shëndetit Mendor me Shtëpinë për Integrim, ku po ashtu u shpalos puna e këtij institucioni.