14:16 / E Hënë, 20 Korrik 2020 / indeksADMonline

SHSKUK: Furnizimi me masa mbrojtëse për punëtorët – i mirë

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), njofton se me gjithë rritjen e numrit të rasteve që po trajtohen me Covid-19, por edhe rritjes së kërkesave nga klinikat dhe spitalet e përgjithshme, furnzimi me material shpenzues dhe masa mbrojtës për stafet shëndetësore, përfshirë edhe dorëzat është i mirë.

SHSKUK-ja në bashkëpunim me Departamentin Farmaceutik të Ministrisë së Shëndetësisë, së fundmi është furnizuar me sasi shtesë të masave mbrojtëse, të cilat përmes Shërbimit Farmaceutik në SHSKUK janë shpërndarë për klinikat që po trajtojnë rastet me Covid-19, por edhe spitalet e përgjithshme.

Po ashtu, SHSKUK-ja është e furnizuar me barnat themelore që nevojiten për trajtim të rasteve me Covid-19.

SHSKUK-ja në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, do të vazhdojë të furnizojë me masa mbrojtëse klinikat dhe spitalet e përgjithshme.

SHSKUK-ja falënderon të gjithë mjekët, infermierët dhe punëtorët e tjerë mbështetës që me gjithë mbingarkesën e madhe janë duke ofruar shërbime shëndetësore për pacientët e dyshuar dhe të konfirmuar me Covid-19.