ShSKUK i dhuron Spitalit të Pejës 10 aspiratorë kirurgjikë me rrymë
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2021/04/173764829_2877066649276789_2088957011473508740_n.jpg)
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, pas klinikave të QKUK-së, po shpërndan pajisje mjekësore për spitalet e përgjithshme, të cilat janë pjesë e “Projektit Emergjent COVID-19 për Kosovë”, i financuar nga një kredi e Bankës Botërore- përmes UNOPS-it.
Spitali i Pejës ka pranuar 10 aspiratorë kirurgjikë me rrymë dhe 1 analizator të gazrave në gjak, në përputhje me kërkesën dhe nevojat e tij, bëhet e ditur në njoftimin e ShSKUK-së.
Pajisjet mjekësore janë të dorës së fundit dhe pritet të ndihmojnë shumë stafin shëndetësor për ofrimin e shërbimeve më cilësore shëndetësore për pacientët.