75 Mall Live Search
00:05 / E Martë, 07 Shtator 2021 / AR

ShSKUK i reagon Tahirit pasi tha se u fshehen vdekjet nga Covid-19

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka thënë se ka pasur raste të fshehjeve të vdekjeve me Covid-19 në Kosovë. Ai u shpreh se është i gatshëm të bashkëpunojë me Prokurorinë nëse do të niste një hetim.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar ShSKUK, ku thonë se të gjitha rastet e vdekjeve që ndodhin brenda institucioneve të ShSKUK (QKUK dhe Spitalet e Përgjithshme) raportohen në mënyrë të rregullt, sipas procedurave të përcaktuara, shkruan Indeksonline.

Po ashtu në reagimin e tyre ftojnë të gjithë zyrtarët publikë që të kursehen nga deklaratat e pamatura të cilat vetëm se shkaktojnë panikë dhe konfuzion në popullatë.

Postimi i plotë:

Reagim  nga ShSKUK, në lidhje me deklaratat për fshehje të rasteve të vdekjeve nga Covid-19

Në lidhje me deklaratat e zyrtarëve publikë se “po fshehen vdekjes në pandemi”, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, sqaron opinionin e gjerë se të gjitha rastet e vdekjeve që ndodhin brenda institucioneve të ShSKUK ( QKUK dhe Spitalet e Përgjithshme) raportohen në mënyrë të rregullt, sipas procedurave të përcaktuara.

Secili rast i vdekjes që ndodhë në ShSKUK, raportohet menjëherë ( në kohë reale) nga mjeku qe konstaton vdekjen. 

Raportimi bëhet në Qendrën Operative e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qendrën për Kontrollë dhe Parandalim të Sëmundjeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Këto të dhëna përpunohen nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe publikohen në një raport të plotë ditor, raporti përfshinë të dhënat për geupmoshat dhe qytetet.

ShSKUK fton të gjithë zyrtarët  publikë që të kursehen nga deklaratat e pamatura të cilat vetëm  se shkaktojnë panikë dhe konfuzion në popullatë.