10:56 / E Enjte, 13 Qershor 2024 / S Z

SHSKUK-ja hap konkurs për 67 mjekë specialistë

Sherbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka hapur konkur për 67 mjekë specialistë. Pozitat për mjekë specialistë janë të hapura në QKUK në Prishtinë, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, Spitalin e Gjakovës, Spitalin e Prizrenit, Gjilanit, Ferizajit, Mitrovicë, dhe Vushtrri.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 11.06.2024 deri më 11.07.2024.

Ndryshe ditë më parë  SHSKUK-ja ka hapur konkurs dhe për 143 pozita të reja, për 130 infermierë, 8 teknikë dhe 5 fizioterapistë.

Ndërkaq pak ditë më parë ministri i Shëndetësisë Arben Vitia kishte paralajmëruar se gjatë muajit qershor  do të hapet konkursi për punësimin e mbi 300 profesionistëve shëndetësorë. Në mesin e tyre, do të jenë 80 specialistë e rreth 200 infermierë.

“Investimet në infrastrukturë në QKUK dhe spitalet e përgjithshme po vazhdojnë me një intensitet të shtuar për t’i bërë ambientet më miqësore dhe praktike për pacientë. Po investohet edhe në infrastrukturë, janë hapur shumë shërbime të reja. Edhe shërbime që deri tani nuk janë bërë. Vetëm në Gjinekologji pritet që të mundësohen tri shërbime të reja. Shërbimet që janë marr në sektorin privat dhe jashtë shteti, tani do të merren edhe në sektorin publikë. Në bashkëpunim me menaxhmentin e SHSKUK në muajin qershor do të hapet konkursi edhe për rreth 330 profesionistë shëndetësor. Do të punësohen rreth 80 specialist, dikund rreth 200 infermier që do të ndikojnë në përmirësimin e shërbimeve”, ka thënë ai.

Konkursin e gjeni të plotë këtu.