75 Mall Live Search
12:11 / E Enjte, 22 Gusht 2024 / A. M.

SHSKUK-ja “hesht” ndaj dy drejtorëve të Kardiologjisë të cilëve u është ngritur aktakuza!

Është bërë një periudhë kur Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj dy kardiologëve të Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Drejtorit të Klinikës së Kardiologjisë, dr. Lulzim Kamberi dhe dr. Edmond Haliti, shef shërbimit u është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Themelore e Prishtinës për shkak të cenimit të të drejtave në marrëdhënie të punës nga neni 218, lidhur me nenin 31 të Kodit penal 06/L-074 te Republikës së Kosovës.

Mirëpo, SHSKUK-ja duket se ende nuk ka ndërmarrë hapa konkret ndaj tyre. Indeksonline ka dërguar pyetje në adresë të institucionit të mjekësisë, mirëpo ata nuk janë përgjigjur.

Aktakuza ndaj tyre është ngritur, më 31 maj. Të dy akuzohen për veprën penale diskriminim, cenim të së drejtës së ushtrimit të profesionit dhe ndëshkimit”.

Thuhet se të dy në bashkëpunim kanë kryer veprime diskriminuese ndaj një kardiologu. Ende nuk është mbajtur seanca fillestare e shqyrtimit lidhur me rastin. /Indeksonline/