75 Mall Live Search
14:21 / E Mërkurë, 21 Shtator 2022 / L K

ShSKUK-ja publikon listën listën e kompanive farmaceutike të cilat kanë bëre vonesa në furnizim

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar e Kosovës, ka bëre publike listën e kompanive farmaceutike të cilat kanë bëre vonesa në furnizim.

Në vendim thuhet se përkundër kontratave të lidhura me ShSKUK, këto kompani kanë bëre vonesa në furnizim më barna dhe materiale shpenzuese.

ShSKUK-ja bën të ditur së të gjitha këto kompani, janë trajtuar sipas Ligjit të Prokurimit Publik, ku të njëjtat janë gjobitur për vonesat.

Ata kanë publikuar edhe listën me produkte që janë në mungesë, për të cilat thuhet se ka pasur procedura të hapura të prokurimit, por nuk ka pasur ofertues.