75 Mall Live Search
12:15 / E Mërkurë, 08 Korrik 2026 / P M

SHSKUK-ja nis auditimin e zinxhirit të furnizimit pas dyshimeve për mungesa, a do të ketë shkarkime?

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka nisur auditimin e brendshëm të zinxhirit të furnizimit me ilaçe, pas shqetësimeve të ngritura lidhur me mungesat e evidentuara, çështje që janë trajtuar edhe publikisht, shkruna Indeksonline.

Burime të Indeksonlinet kanë thënë se kjo ka ardhur me kërkesë të drejtorit të përgjithshëm dhe me miratimin e bordit drejtues, nga data 25 qershor 2026, njësisë së auditimit të brendshëm i është dhënë mandati për të zhvilluar auditimin e plotë të zinxhirit të furnizimit.

“U kërkohet të gjithë zyrtarëve dhe punonjësve të SHSKUK-së që të bashkëpunojnë pa asnjë përjashtim me auditorin e brendshëm, duke dorëzuar në kohën më të shkurtër të mundshme të gjitha informacionet dhe dokumentet e kërkuara, me qëllim që procesi i auditimit të zhvillohet në mënyrë sa më efikase.”, ka thënë ky burim.

Po i njejta burim ka thënë se arsyeja që është duke u bërë kjo është se në shumë raste ka dyshime që në klinika  të rëndësishme ka më shumë shpenzim të ilaqeve se sa numri i pacientëve.

Po ashtu, sipas këtij burim paralajmërohet se çdo tentativë për të vonuar dorëzimin e informatave, për të penguar auditimin apo për të modifikuar ose fshehur të dhëna do të konsiderohet shkelje serioze dhe mund të sjellë pasoja procedurale dhe juridike, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

“Në rast se ka hezitim për dhënie të informacioneve nga drejtorët e klinikave do të ketë edhe suspendim madje edhe shkarkim në rast se penghen auditorët , nuk u ipet informacionete  nevojshme e po ashtu edhe dyshime për keqpërdorim të mundshëm me sasi të barnave” , ka thënë ky burim.

Sipas burimeve, menaxhmenti i SHSKUK-së dhe Bordi Drejtues e konsiderojnë garantimin e furnizimit të rregullt me barna si një prioritet strategjik, ndërsa auditimi shihet si një instrument i rëndësishëm për forcimin e llogaridhënies dhe përdorimin sa më racional të burimeve publike.

Auditimi pritet të verifikojë të gjitha procedurat që lidhen me zinxhirin e furnizimit dhe të sqarojë rrethanat e mungesave të evidentuara, për të cilat tashmë janë ngritur shqetësime edhe në publik./Indeksonline/