ShSKUK jep detaje: Katër nga të lënduarit nga shpërthimi i bombolës së gazit në Mitrovicë i nënshtrohen operimit

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se 13 persona janë pranuar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës si pasojë e djegieve nga shpërthimi i bombolës së gazit në fshatin Kçiç të Mitrovicës.
Në njoftim thuhet se pacientët pasi kishin marrë trajtimin fillestar në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës, janë sjellë në QKUK, shkruan Indeksonline.
Ndërsa ka bërë të ditur se pacientët kanë djegie të shkallës së dytë dhe të tretë, në gjymtyrë të ndryshme të trupit, përfshirë, fytyrë, duar, këmbë dhe pjesë të tjera të trupit.
Tutje ka bërë të ditur se katër nga ta janë duke u operuar në sallën e operacionit./Indeksonline/
Njoftimi i plotë:
Në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, po trajtohen 13 pacientë si pasojë e djegieve nga shpërthimi i bombolës së gazit në fshatin Kçiç të Mitrovicës.
Pacientët pasi kishin marrë trajtimin fillestar në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës, janë sjellë në QKUK.
Pacientët kanë djegie të shkallës së dytë dhe të tretë, në gjymtyrë të ndryshme të trupit, përfshirë, fytyrë, duar, këmbë dhe pjesë të tjera të trupit.
Ekipi emergjent në përbërje të mjekëve specialistë të profileve të ndryshme dhe infermierëve po trajton që të trembëdhjetë pacientët.
Katër nga ta janë duke u operuar në sallën e operacionit.
Meqë trajtimi është duke vazhduar dhe gjendja shëndetësore mund të pësojë ndryshime, mjekët kërkojnë mirëkuptim nga mediet dhe publiku.
Informatat e plota do të jepen pas ekzaminimeve finale nga mjekët kujdestar.