ShSKUK: Katër pacientët nga shpërthimi në Ferizaj do të dërgohen në Turqi

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, shpjegon se bazuar në informatat zyrtare të pranuara nga Ministria e Shëndetësisë, 4 pacientë që kanë pësuar djegie dje në qytetin e Ferizajt do të dërgohen për trajtim të mëtejmë në Turqi.
“ShSKUK, njofton se kjo është bërë e mundur pas bisedës së ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj që ka pasur gjatë ditës me Ambasadorin Turk, z. Sakar dhe me homologen nga Turqia”, ka bërë të ditur SHSUK përmes një komunikate për media.
Me këtë rast ministri Zemaj është njoftuar se, tash për tash Turqia ka kapacitet për trajtimin e vetëm katër personave.
“ShSKUK deklaron se përzgjedhja e tyre do të bëhet nga konsiliumi i mjekëve të QKUK-së, bazuar në shkallën e djegieve, dëmtimet turpit dhe rrezikshmërisë së lartë për pacientin”, thuhet tutje në njoftim.
ShSKUK zotohet se pacientët të cilët do të mbeten për trajtim në QKUK dhe Spitali i Përgjithshëm i Ferizajt, do të vazhdojnë edhe më tutje të marrin trajtimin maksimal nga profesionistët shëndetësorë.