75 Mall Live Search
15:55 / E Enjte, 01 Prill 2021 / OSH

SHSKUK kërkon të sigurohet me oksigjen për pacientët, hap tenderin mbi 2 milionë euro

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës gjatë ditës së djeshme ka bërë njoftimin e radhës për një furnizim të ri.

ShSKUK ka kërkuar që të furnizohet me Oksigjen Medicinal, shkruan IndeksOnline.

Vlen të përmendim faktin se drejtues të ShSKUK-së kanë bërë me dije sot gjatë ditës se mbi 80 për qind e pacientëve me COVID-19 të shtrirë në spitalet dhe klinikat e QKUK-së, po trajtohen me oksigjenoterapi.

Për tenderin në fjalë fillimisht janë ndarë 2 444 000,00 euro.

Përmes këtij tenderi do të furnizohen spitalet e disa komunave.

“Qendra Klinike Universitare e Kosovës 2.Spitali i Përgjithshëm Prizren 3.Spitali i Përgjithshëm Gjakovë 4.Spitali i Përgjithshëm Pejë 5.Spitali i Përgjithshëm Mitrovicë 6.Spitali i Përgjithshëm Ferizaj 7.Spitali i Përgjithshëm Gjilan 8.Spitali i Përgjithshëm Vushtrri Kontrata lidhet në nivel të SHSKUK-së (QKUK dhe SP)”, thuhet në njoftimin për kontratë.

Ndërkohë që në përshkrimin e lëndës së kontratës mes tjerash thuhet: “Kontraktuesi është i obliguar që nga momenti i kërkesës për furnizim obligohet që brenda afatit prej 1-3 ditë të bëjë Furnizimin sipas nevojës në njësit organizative të SHSKUK-së”.

Tutje, afati për pranimin e tenderëve është deri më datën 26 prill.

Vlen të përmendim faktin se ditëve të fundit dukshëm është rritur numri i të infektuarve me Covid19. Përgjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 14 persona, derisa 923 kanë rezultuar pozitiv. /IndeksOnline/