75 Mall Live Search
11:01 / E Mërkurë, 13 Tetor 2021 / OSH

ShSKUK: Më pak se 100 pacientë në trajtim nga COVID-19

Ka shënuar rënie numri i  pacientëve të spitalizuar nga COVID-19. Bazuar në raportin e datës 13 tetor 2021, në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës,  në trajtim janë 92 pacientë që  po marrin shërbime shëndetësore nga COVID-19, prej tyre 60 me oksigjeno-terapi dhe 4 në kujdes intensiv mjekësor.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 19  pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 5 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 25 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive,  4  pacientë

Spitali i Prizrenit, 5 pacientë

Spitali i Gjakovës, 5 pacientë

Spitali i Gjilanit, 9 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 8 pacientë

Spitali i Ferizajt, 12  pacientë