75 Mall Live Search
11:27 / E Hënë, 12 Shkurt 2024 / k.v

SHSKUK-ja njofton për vdekjen e dr.Tanajt: Deri në momentet e fundit ishte përkrah pacientëve

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, me dhimbje dhe pikëllim të thellë ka pranuar lajmin për vdekjen e mjekut  të përkushtuar, e të shquar, Dr. Halil Tanaj.

ShSKUK, ngushëllon familjen, miqtë dhe kolegët me rastin e vdekjes së Dr. Tanaj.

Dr. Halili ishte profesionist i  shquar, njeri human dhe e përkushtuar për ofrim të shërbimeve shëndetësore. Ai deri në momentet e fundit ishte përkrah pacientëve, ndaj të cilëve ishte shumë i përkushtuar.

Familja humbi njeriun më të  dashur, kurse  ShSKUK një profesionist me  vyrtyte të larta njerëzore dhe profesionale.

Dr. Halili, do të mbetet çdoherë në mendjet tona, si njeri dhe profesionist i përkushtuar, shembull që do të shërbejë për gjenerata të tëra, edhe pse fizikisht u nda nga ne!