75 Mall Live Search
15:15 / E Enjte, 02 Mars 2023 / S Z

SHSKUK reagon ndaj lajmit: QKUK s’ka barna, ku po “avullohen” ato

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar (SHSKUK) ka reaguar ndaj artikullit të publikuar në IndeksOnline me titull“ QKUK s’ka barna, ku po “avullohen” ato.

Reagimi i plotë i SHSKUK-së:

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, me qëllim të informimit të drejtë të publikut, sqaron se të gjitha barnat në Barnatoren Qendrore dhe Barnatoret Klinike në Njësitë e QKUK-së,  menaxhohen përmes Sistemit të Menaxhimit  Stokut Farmaceutik (SMSF), i cili është implementuar dhe po zgjerohet në repartet e klinikave të QKUK dhe barnat nuk “avullohen” siç keqinformohet publiku në titull.

 Zbatimi i SMSF-së, e ka lehtësuar  monitorimin e barnave dhe administrimin e tyre deri tek pacienti. 

Furnizimi më barna dhe material shpenzues është në vazhdimësi duke u përmirësuar, furnizimi po bëhet konform planifikimit për furnizim të bërë për tremujorin e parë të vitit 2023.

Lusim portalin Indeksonline që para publikimit të artikujve t’i referohet informatave zyrtare nga institucioni, përmes zyrtarëve të informimit, por edhe përgjigjeve zyrtare të dërguar përmes drejtorisë së përgjithshme të ShSKUK-së që në vazhdimësi i kthehen Indeksonline.​