08:37 / E Martë, 23 Nëntor 2021 / AR

ShSKUK: Rritet numri i të spitalizuarve post-Covid-19

Bazuar në raportimet e datës 23 nëntor 2021 nga klinikat Covid-19, në QKUK, por edhe spitalet e përgjithshme, vërehet rritje e numrit të pacientëve post-Covid-19, të cilët po kërkojnë trajtim spitalor.

Nga raporti rezulton se 34 pacientë janë të shtrirë si post-Covid, përderisa 16 të tjerë janë me Covid-19 pozitivë.

Me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, përderisa në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë.

Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid,  sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 3 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 32 pacientë post-covid-19

Spital i Pejës, 5  pacientë

Spitali i Gjakovës, 8 pacientë

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë