SHSKUK shpall konkurs për drejtor të QKUK-së dhe Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës dhe Ferizajt

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka shpallur konkurs publik për drejtor të QKUK-së.
Konkurse janë shpallur poashtu edhe për Drejtor të Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës dhe Ferizajt, transmeton klankosova.tv.
Aktualisht Qendra Klinike Universitare e Kosovës udhëhiqet nga U.D i drejtorit, Osman Hajdari
Ndërkaq, spitali i përgjithshëm i Ferizajt, ka vite që udhëhiqet nga një ushtrues detyre, ngase kishin dështuar disa konkurse me radhë.
Në mars të vitit 2024, Fikret Arifi ishte emëruar ushtrues detyre i drejtorit në Spitalin e Ferizajt, pas më shumë se 5 javësh nga dorëheqja e udhëheqësit paraprak, Selajdin Sallahut.
Kurse, spitali i përgjithshëm i Mitrovicës prej më shume se një viti, udhëhiqet nga U.D i drejtorit, Enis Istrefi, specialist i neurologjisë, transmeton klankosova.tv
Konkursi do të mbyllet me datë 26 mars.