75 Mall Live Search
19:30 / E Martë, 17 Nëntor 2020 / OSH

ShSKUK shpall konkurs për pranimin e mbi 150 specialistëve të papunë

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, me mbështetje të Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë, ka shpallur konkursin për pranim të specialistëve të papunë. Procedimi i konkursit është bërë nga dr. Saudin Maliqi, i cili po kryen detyrën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Publikimi i konkursit është bërë në bazë të kërkesave nga klinikat e QKUK-së, por edhe spitalet e përgjithshme, ndërsa është marrë për bazë shpërndarja racionale e specialistëve në të gjitha rajonet e Kosovës.

Për herë të parë ShSKUK në konkurs ka përfshirë pranimin e specialistëve për Spitalin e Përgjithshëm në Podujevë.

Aplikimi mund të bëhet nga data 18 nëntor 2020 ( e mërkurë) deri me 2 dhjetor 2020.

Linku i konkursit
https://shskuk.rks-gov.net/Documents…/SinglePublication/5717 ;