20:05 / E Premte, 09 Dhjetor 2022 / shkelqim osmanaj

ShSKUKU: Një mjek kërcënohet në vendin e punës

Shërbimi Spitalor Klinik, ka bërë të ditur se sot një mjek është kërcënuar gjatë kryerjes së detyrës.

Mjeku i kërcënuar është DR. Shaqir Uka, shef i Mjekimit Intensiv Qendror në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ai u kërcënua nga një familjar i një pacienti që po trajtohej në këtë repart.

ShSKUK së bashku me Klinika e Anestezionit e Mjekimit Intensiv Qendror, kërkojnë nga organet e drejtësisë që të ndërmarrin masa dhe personi që kërcënoj mjekun të dënohet.

Postimi i plotë:

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njofton se sot në vendin e punës, derisa po kryente detyrën e tij është kërcënuar Dr. Shaqir Uka, shef i Mjekimit Intensiv Qendror në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Kërcënimi ka ndodhur  nga familjari i një pacienti të shtrirë në këtë njësi.

ShSKUK dhe Klinika e Anestezionit e Mjekimit Intensiv Qendror dënojnë këtë akt, duke kërkuar nga organet e drejtësisë të Republikës së Kosovës që të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore dhe kryesi i kësaj vepre  të marr dënimin meritor.

Puna në Mjekimin Intensiv është punë nën presion për shkak se në këtë njësi luftohet për jetën e pacientit, andaj kanosjet e tilla e vështirësojnë tejmase punën dhe pozitën edhe ashtu të rënduar të personelit në këtë njësi. /IndeksOnline/