Shtabi emergjent dhe Policia intervenojnë për ta fikur zjarrin në Prevallë

Zjarret në malet e Prevallës u shuan disa ditë më parë.
Mirëpo, duket se situata sërish është përkeqësuar.
Sipas pamjeve që ka siguruar IndeksOnline, shihet se zjarret u janë ofruar shtëpive.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
‘’Sot gjate ditës është marr informacioni se është aktivizuar zjarri përsëri në Prevall, shtabi emergjent është kanë shkau në atë drejtim e bashkë me ta edhe policia ka shkuar në ndihmë.’’ tha ai për IndeksOnline.