15:24 / E Hënë, 18 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Shtatë arsye se përse duhet të ndiheni të lumtur kur dështoni

Nëse jeni një person që dështoni shpesh dhe bini në depresion – atëherë ky artikull është i duhuri për ju.

Notares Diana Nyad i është dashur të provojë pesë herë për ët notuar nga Kuba deri në Florida.

Shkencëtarët, atletët dhe të gjithë njerëzit dështojnë para se ta arrijnë suksesin e madh.

Më poshtë i keni tetë arsye se përse nuk duhet të dëshpëroheni kur dështoni, por përkundrazi:

– Dështimi yt tregon se të paktën jeni duke u përpjekur për diçka, gjë të cilën shumica e njerëzve nuk e bëjnë

– Dështimi juaj e dëshmon se bëni gabime! Çdo njeri bën gabime, prandaj mos e lini këtë t’ju dëshpërojë

– Dështimet janë shenja se jeni duke u përmirësuar. Gabimet gjithmonë ju ndihmojnë të bëheni më të mirë

– Dështimet tuaja tregojnë se jeni të guximshëm. Duhet shumë guxim dhe kurajë për të provuar diçka të cilën nuk ia keni idenë se a do të funksionojë apo jo

– Dështimet ju bëjnë shumë më të fortë. Pasi të keni dështuar disa herë, ju mësoheni dhe bëheni shumë më të fortë dhe më të përgatitur për sukses

– Dështimet ju ndihmojnë të zhvilloheni. Kur keni dështuar, ju jeni më të prirë ta gjeni thellë brenda vetes forcën të cilën nuk e keni ditur se e keni pasur

– Dështimet ju mundësojnë të mësoni gjëra të reja.