75 Mall Live Search
10:43 / E Hënë, 26 Maj 2025 / L K

Shtatë djemë nga Kosova për ndeshjen anti-Serbi

Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026, ndaj Serbisë dhe Letonisë.

Trajneri Silvinjo ka bërë publike listën me 27 lojtarët e ftuar për këto dy përballje të rëndësishme.

Trajneri brazilian ka ftuar shtatë djemë nga Kosova për të zhvilluar njërën nga ndeshjet më të rëndësishme në karrierë.

Ismajli, Ajeti, Ramadani, Berisha, Pajaziti, Hoxha dhe Daku janë kosovarët e ftuar nga Sylvinho për ndeshjen e 7 qershorit./Indeksonline/