75 Mall Live Search
22:49 / E Mërkurë, 02 Tetor 2019 / indeksADMonline

Shtatë gola të shënuar, shumë emocion, vetëm një fitues

Liverpooli ka mposhtur Salzburgun me rezultat 4-3 në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Fillimisht u duk e lehtë për Kampionët e Evropës, ku pas vetëm 36-të minutave lojë krijuan epërsi të trefishtë.

Mane në minutën e nëntë, Robertson në minutën e 25-të dhe Salah në minutën e 36-të të ndeshjes ishin realizatorët për skuadrën angleze.

Por austriakët u rikthyen duke barazuar rezultatin.

Hwang në minutën e 39-të, Minamino në minutën e 56-të dhe Haland në minutën e 60-të ishin realizatorët për Salzburgun.

Golin e fitores e shënoi Mohamed Salah në minutën e 69-të të ndeshjes.