08:12 / E Martë, 29 Nëntor 2022 / AR

Shtatë Komisione Parlamentare mblidhen sot

Në ambientet e Kuvendit të Kosovës sot është paraparë që të mblidhen anëtarët e shtatë komisioneve parlamentare.

Do të diskutohet për sigurinë, bujqësinë, financat, mjedisin e administratën publike.

Në vazhdim gjeni njoftimet për mbledhjet e Komisioneve;

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton në parim i Projektligjin për Pensionet e Zyrtarëve Policor të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, zhvillon takim me ambasadorët e shteteve anëtare të Këshillit të Evropës të akredituar në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00 – Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban seancë dëgjimore lidhur me Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, për institucionet që janë në fushëveprim të Komisionit si Ministria e Ekonomisë; Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë; ARKEP; ARRU AKP; AKRK; KPMM dhe ZRRE. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes – Seancë dëgjimore për buxhet mban seancë dëgjimore lidhur me Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, për institucionet që janë në fushëveprim të Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton buxhetin e ZKA-së i ndarë në Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023 ku e ftuar është edhe Vlora Spanca, Auditore e Përgjithshme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Planin Kombëtar të Radio – frekuencave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Bujqësi dhe Zhvillim rural, Projektligjin për Parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes, Projektligjin për Rregullat e trafikut rrugor, ejt. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal diskuton me Institucionet që bien në fushëveprim të Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal në lidhje me kërkesat buxhetore për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 16:00)