Shtatë medalje nga ekipi i muaythait të Kosovës në Kampionatin Europian

Ekipi i muaythait të Kosovës ka fituar shtatë medalje në Kampionatin Evropian të muaythait, të organizuar në Prishtinë për seniorë dhe grupmosha të reja.
Dy medalje të arta, tri të argjendta dhe dy të bronzta fituan garuesit tanë.Të artat i fituan Lindon Demiri në grupmoshën U-23, ndërsa Lorik Mehmet për U-16.
Dior Guda, Erdonit Alija dhe fituan të argjendtat për juniorë, ndërsa Agnesa Veseli për U-23. Me të bronztën u stolisën, Altina Topalli, për U-23, kurse Orges Maliqi për junior.I pranishëm në meçet finale të zhvilluara të enjten, ishte edhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, i cili përgëzoi Federatën e Muaythait të Kosovës dhe garuesit tanë për sukseset e arritura dhe organizimin e kampionatit.