Shtatë mënyrat se si të ndihmoni dikë që është duke përjetuar sulm paniku
Më shumë se 13% e njerëzve preken nga sulme paniku, të cilat mund të jenë shumë intensive dhe shqetësuese. Por, cilat janë simptomat dhe si të reagoni në raste të tilla?
“Merrni frymë thellë”, është një nga gjërat e para që mund të ia thoni dikujt që përjeton sulm paniku, transmeton Indeksonline.
Më poshtë gjeni edhe 7 mënyra të tjera se si të veproni në raste të tilla:
1.Mësoni cilat janë simptomat e një sulmi
Sipas Fondacionit të Shëndetit Mendor (MHF), 13.2% e njerëzve kanë përjetuar një sulm paniku. Nëse e njihni dikë që vuan shpesh prej tyre, mund të jetë e dobishme nëse mësoni më shumë se çfarë janë. Sulmet mund të zgjasin nga pesë deri në 30 minuta, me simptoma që përfshijnë frymëmarrje të shpejtë, djersitje, rrahje të shpeshta të zemrës, dridhje e të tjera.
2. Rrini të qetë
“Nëse keni një sulm të shkurtër dhe të papritur të panikut, mund të jetë e dobishme të keni dikë me ju që t’ju siguroj se do të kalojë”, thotë Paul Salkovskis, profesor i psikologjisë klinike dhe shkencave të aplikuara në Universitetin e Bath. Vetëm qetësia e mbetur mund të sigurojë rehati.
3. Mundohu ta qetësosh personin që përjeton sulm paniku
Sulmet e panikut mund të jenë shumë shqetësuese; disa njerëz e përshkruajnë ndjenjën sikur të kenë një atak në zemër ose sikur po vdesin. Është e rëndësishme të sigurosh personin që përjeton një sulm që ata nuk janë në rrezik.
4. Inkurajoni frymëmarrje të thella
Nxiteni personin të marrë frymë ngadalë dhe thellë . Numëroni me zë të lartë dhe kërkoni nga personi që është në panik të ju shikoj juve gjersa e ushtroni të merr frymë thellë e të lëshoj atë lehtësisht.
5. Kini kujdes të mos jeni largues
Qetësia juaj mund të jetë një gjë e mirë mirëpo mundohuni që të bëheni se kinse asgjë nuk është duke ndodhur. Matt Haig, autor i “Arsyet si të qëndrojmë të gjallë”, thotë: “Mos i nënvlerësoni ato. Ata janë duke përjetuar një nga përvojat më intensive të mundshme”.
6. Provoni një ushtrim argumentimi
“Një nga simptomat e sulmeve paniku mund të ndjenja se nuk janë të vërtetë “, thotë Martin Antony, një profesor i psikologjisë në Universitetin Ryerson në Toronto të Kanadasë. Teknikat e argumentimit ose mënyra të tjera për t’u ndjerë e lidhur me të tashmen mund të jenë efektive.
7. Pyetni ata nëse kanë nevojë për diçka
Njerëzit shpesh mund të ndihen të lodhur pas një sulmi paniku. Pyetni nëse kanë nevojë për një gotë ujë ose diçka për të ngrënë.