75 Mall Live Search
14:03 / E Diele, 08 Shkurt 2026 / B XH

Shtatë muaj nga vrasja e trefishtë në Gjilan, Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij të pakapshëm për shtetin

Këtë javë bëhen shtatë muaj nga koha kur Gjilani u trondit nga një vrasje e trefishtë në mes të ditës në qendër të këtij qyteti.

Të dyshuar për këtë vrasje të rëndë janë Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij, Engjullin dhe Edonisin.

Që nga ajo kohë, ata janë bërë të pakapshëm për organet e rëndit, shkruan IndeksOnline.

Ndonëse rasti po hetohet nga Drejtoria e Krimeve të Rënda në Prishtinë, deri me tani ende nuk ka asnjë zhillim konkret në lidhje me këtë rast.

Nga Policia e Kosovës thotë se janë duke punuar intesivisht për kapjen e autorëve, duke mos u lëshuar në deklarime se deri ku kanë arritur hetimet dhe nëse pritet që se shpejti të dyshuarit do të sillen para ligjit.

Nga ana tjetër, Prokuroria ka bërë të ditur se për kapjen e Shkodrës dhe dy djemve të tij janë ndërmarrë hapa për bashkëpunim ndërkombëtar.

Kujtojmë që të dielnën e 10 gushtit të vitit 2025, nga të shtëna me armë mbetën tre veta në qendër të Gjilanit.

Viktima të kësaj ngjarjeje të rëndë ishin babë e bir, Selami dhe Edmond Hasani, argjendarë të njohur në Gjilan, si dhe Abedin Hoxha.

Asokohe ishte raportuar se kjo vrasje e trefishtë ka ndodhur për fajde. /IndeksOnline/