75 Mall Live Search
08:52 / E Hënë, 24 Nëntor 2025 / Z S

Shtatë muaj pasi u aksidentua, humb jetë një person në Gjilan

Një burrë ka vdekur pasditen e së djeshmes, pasi ishte i hospitalizuar që nga 14 korriku i këtij viti, kur u aksidentua në fshatin Radivojc të Gjilanit.

Siç raporton Policia e Kosovës viktima ka ndërruar jetë më 23 nëntor 2025.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Indeksonline/