Arrestohen 7 persona pas një përleshjeje fizike, në Podujevë
Një incident është raportuar të ketë ndodhur në rrugën “Hakif Zejnullahu” në Podujevë, të martën rreth orës 12:30, ku shtatë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, transmeton IndeksOnline.
Sipas raportit zyrtar, të dyshuarit janë përfshirë në një përleshje fizike pas një mosmarrëveshjeje mes tyre. Fatmirësisht, nga rasti nuk raportohet për persona të lënduar.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, gjashtë prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje, ndërsa procedurat e mëtejme ligjore janë duke u zhvilluar.
Policia po vazhdon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit./IndeksOnline/

