Shtatë persona të vdekur në 24 orët e fundit si pasojë e koronavirusit

IKShPK pak minuta më parë ka publikuar rezultatet e 24 orëve të fundit sa i përket koronavirusit.
Si pasojë e Covid 19, shtatë persona kanë ndërruar jetë, transmeton Indeksonline.
Në Kosovë kanë vdekur 563 persona si pasojë e koronavirusit.
92 raste të reja janë me koronavirus, kurse 115 persona janë shëruar në 24 orët e fundit./Indeksonline/