08:45 / E Hënë, 16 Maj 2022 / B O

Shtatë pikat e Qeverisë së Kosovës që do votohen në mbledhjen e sotme, “goditet” Rusia dhe Al-Qaeda!

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës pa praninë e kryeministrit Kurti.

Zëvëndëskryeministri i parë, Besnik Bislimi do të udhëheqë mbledhjen e sotme të ekzekutivit.

Shtatë pika do të shqyrtohen në këtë mbledhje.Ndër të tjera, do të vendosen masa kufizuese ndaj grupit Wagner, një entitet ushtarak privat me bazë në Rusi.

Sanksione do të vendosën edhe ndaj Federatës Ruse dhe Bellorusisë në raport me situatën në Ukrainë.

Qeveria e Kosovës do të vendosë masa restriktive për terrorizëm edhe ndaj ISIL dhe Ai-Qaedas./Indeksonline/