19:01 / E Diele, 16 Qershor 2019 / indeksADMonline

Shtatë premtime që i bëjnë burrat por rrallë i mbajnë!

  1. Premtimi që nuk do të jetë xheloz

Në momentin që një mashkull u thotë “nuk do të jem kurrë xheloz”, dijeni që po ju gënjen. Ky nuk është një premtim që mund të mbahet nga meshkujt. Nëse pret që një njeri ta mbajë këtë premtim, po i kërkon atij që të të mos dashurojë sa duhet.

Ralph Hupka, një profesor i psikologjisë, thotë se xhelozia është një emocion i projektuar për të parashikuar dhe potencialisht për të parandaluar një humbje.  Në shumë raste xhelozia mund të evoluojë në një emocion të rrezikshëm, obsesiv dhe kontrollues, prandaj është e rëndësishme ta mbani nën kontroll. Nëse xhelozia e partnerit kalon në bërtitje, dhunë ose sjellje kontrolluese, është koha ta përfundoni këtë lidhje.

  1. Premtimi se ai nuk do ta shikojë asnjë tjetër

Edhe ky premtim është i kotë, sepse kjo gjë nuk është e mundur. Ne takojmë qindra-mijëra njerëz çdo ditë dhe në ndonjë moment mund të jetë dikush që na tërheqë më shumë.

Shkencërisht, është vërtetuar që ky është një ndër premtimet më absurde që meshkujt bëjnë.

Mendoni nga perspektiva juaj. Nëse shihni një person tërheqës, do ta vini re. Edhe sikur të mos shikosh ose të largohesh shpejt,e vërën, të paktën për një çast. Është një përgjigje e natyrshme e njeriut!

  1. Premtimi që ai kurrë nuk do t’ju gjykojë

Pa marrë parasysh se sa dikush ju do, ai do të ketë mendime të kundërta me tuajat. Ai, herë pas here, mendon se je gabim. Kjo nuk do të thotë se ai nuk ju do dhe nuk ju mbështet kur ju keni nevojë. Provoni ta bëni ta kuptoj që mendimet tua janë të vlefshme.

  1. Premtimet mbi ish-in

Ka shumë premtime që bëjnë meshkujt në një lidhje, dhe një nga to është edhe premtimi që nuk do të mendojnë kurrë për dashurinë e shkuar, për ish të dashurën. Por këto premtime nuk mund të mbahen. Nëse keni pasur ndonjë marrëdhënie në të kaluarën, ju e dini se mendimet rreth ishit tuaj mund t’ju zvarriten nëpër mendje.

Premtimi për ndryshim sjellje pas një konflikti mes jush

Burrat bëjnë premtime – shumë prej tyre – pas një konflikti të madh. Ata do të thonë se do të ndryshojnë krejtësisht dhe se po e nisin gjithçka nga e para. Bëhuni gati për të mos e parë këtë ndryshim sepse ky është vetëm një premtim I një mashkulli që do të mbulojë gabimin e sapo bërë.

  1. Premtimi për të mos fshehur asgjë nga ju

Meshkujt gjithmonë thonë se kurrë nuk do të fshehin asgjë prej jush, por nuk e bëjnë këtë gjithmonë. Për të qenë të qartë, ka një dallim të madh midis një marrëdhënieje të pandershme dhe një marrëdhënie me kufijtë e shëndoshë personalë.

Ndonjëherë, i dashuri juaj mund të ketë disa mendime personale për jetën e tij që ai ka nevojë të përpunojë me vetën. Ai mund të ketë një mik apo një anëtar të familjes që është i sëmurë ose që ka humbur. Mundohuni të mos merrni personalisht nëse ai nuk flet për këto gjëra menjëherë. Ai mund të ketë nevojë për kohë për të menduar rreth tyre para se të jetë gati të flasë për to.

7.Premtimi që do të jeni gjithmonë bashkë

Edhe ky premtim në shumë raste nuk mund të mbahet sepse rrethanat e ndryshme përcaktojnë fatin e lidhjes tuaj, dhe në ndonjë rast mund të jeni ju ajo që hiqni dorë nga kjo lidhje. Askush nuk mund të parashikojë të ardhmen. Është plot me kthesa.  Gjërat mund të ndodhin, njerëzit mund të ndryshojnë, ndjenjat mund të ndryshojnë. Absolutisht askush nuk mund të parashikojë të ardhmen dhe të bëjë premtime të tilla.