75 Mall Live Search
08:28 / E Enjte, 03 Nëntor 2022 / AR

Shtatë raste aktive me COVID

Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID është shtatë.

Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në gjithë vendin janë regjistruar pesë raste të reja me koronavirus.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.593 doza të vaksinës.

Deri më sot 824.843 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 105.308 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,822 persona.