75 Mall Live Search
10:01 / E Enjte, 27 Korrik 2023 / MSH

Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh, ka njoftuar se brenda 24 orëve janë evidentuar shtatë raste të dhunës në familje.

Rastet janë evidentuar në Podujevë, Prishtinë, Graçanicë, Obiliq, Ferizaj, Prizren e Gjakovë.

Rastet janë si në vijim:

Podujevë   25.07.2023 – 16:00. Dy viktimat femra kosovare të mitura, kanë raportuar se nëna e tyre e dyshuara femër kosovare nga dita kur është ndarë nga babai i tyre është duke iu bërë presion të vazhdueshëm psikik dhe duke iu shënuar në rrjetet sociale. E dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar. 

Prishtinë   26.07.2023 – 03:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se në vazhdimësi është duke u kanosur nga vëllau i tij i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.   

Graçanicë   26.07.2023 – 17:06. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.  

Obiliq   26.07.2023 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që e ka kanosur vëllain e tij viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.  

Ferizaj   26.07.2023 – 10:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se përmes telefonit është kanosur nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovari cili gjendet jashtë vendit. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe janë konfiskuar një kallashnikov me 39 copë fishekë dhe një pistoletë me 6 copë fishekë. Rasti në procedurë hetimore.

Rr. “Adem Jashari”, Prizren 26.07.2023 – 11:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij i dyshuari mashkull kosovar duke mos respektuar urdhrin mbrojtës është duke iu afruar,  duke e shqetësuar dhe duke e penguar në punë me sjelljet e tij ndaj ankuesit. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar.

Gjakovë  26.07.2023 – 13:20. Raportohet për një mosmarrëveshje të disa anëtarëve të familjes. Janë arrestuar dy meshkuj dhe një femër kosovar, ndërsa lëndime kanë pësuar dy viktima femra kosovare. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.