21:25 / E Premte, 28 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Shtatë raste të dyshimta me Koronavirus në QKUK sot – Rezultatet të gjitha negative

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) gjatë ditës së sotme ka marrë informata nga Klinika Infektive e QKUK-së për shtatë raste të dyshimta në COVID-19.

Në laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar shtatë pacientët, në virusin SARS CoV-2 dhe të gjithë kanë rezultuar negative me virusin SARS-CoV-2.

Komunikata e IKSHPK-së:

Nga data 08.02 deri me 28.02.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 30 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) gjatë ditës së sotme me 28 shkurt 2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për shtatë raste të dyshimta në COVID-19.

Pacientët u kontrolluan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu m orën mostrat për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2.

Me datë 28.02.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar shtatë pacientë, në virusin SARS CoV-2 dhe kanë rezultuar negative me virusin SARS-CoV-2.

Nga data 01.02.2020 deri me 28.02.2020 nga aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 687 udhëtarë. Nga Aeroporti “Adem Jashari” 172 ud