75 Mall Live Search
17:31 / E Enjte, 21 Prill 2022 / MSH

Shtatë rrugë të kryeqytetit do të jenë njëkahore gjatë fundjavës

Shtatë nga rrugët më të rëndësishme të Prishtinës, përgjatë fundjavës (23 dhe 24 prill), do të jenë në funksion si rrugë njëkahore.

Lajmin e ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës.

“Të shtunën më 23 prill dhe të dielën më 24 prill, do ta testojmë shndërrimin e gjithë unazës qendrore të Prishtinës në qarkore njëkahëshe për automjetet” thuhet në njoftim.

Rrugët që do të funksionojnë si njëkahëshe, vetëm gjatë kësaj fundajve, janë:

– Rruga ‘Agim Ramadani’ që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rrethrrotullimi prapa ndërtesës së Komunës;

– Rruga ‘UÇK’ nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia;

– Rruga ‘Migjeni’ deri te ndërtesa e ish-OSBE;

– Rruga ‘Luan Haradinaj’ deri te semaforët pranë Bankës Qendrore;

– Rruga ‘Garibaldi’ deri te semaforët pranë Grandit;

– Rruga ‘George Bush’ deri te semaforët pranë Katedrales;

– Rruga ‘Eqrem Çabej’ deri te semaforët pranë ish-Menzës së Studentëve.

“Lëvizja e trafikut nëpër unazën e mësipërme do të jetë njëkahëshe në të gjitha korsitë dhe krahët e rrugëve” thuhet tutje në njoftim.

Ky është testimi i dytë që Komuna po bën me disa nga rrugët e qytetit.