75 Mall Live Search
15:04 / E Enjte, 20 Maj 2021 / Blerim

Shtatë shqiptarë ftohen nga Kombëtarja e Maqedonisë për Evropian

Kombëtarja e Maqedonisë në futboll ka zbuluar listën e futbollistëve për Kampionatin Europian EURO20 që nis nga muaji qershor.

Trajneri, Igor Angelovski ka zbuluar listën ku në të janë përfshi shtatë shqiptarë, shkruan IndeksOnline

Visar Musliu (Fehervar), Egzon Bejtulai (Shkëndija), Ezgjan Alioski (Leeds), Arijan Ademi (Dinamo Zagreb), Enis Bardhi (Levante), Ferhan Hasani (Partizani i Tiranës) dhe Elijf Elmaz (Napoli).

Maqedonia në grup ka Kombëtaren e Austrisë, të Holandës dhe Ukrainës./IndeksOnline/