20:22 / E Mërkurë, 23 Shkurt 2022 / SH F

Shtatë të arrestuar për 83 kilogramët e drogës, dy të tjerë në kërkim

Shtatë persona janë arrestuar për rastin e 83 kilogramëve të drogës që janë gjetur sot në reflektor, në pikën kufitare në Han të Elezit, po ashtu edhe dy persona të tjerë janë në kërkim.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, në një konferencë për media ka theksuar se këta persona janë ndaluar për 48 orë, si dhe akuzohen për veprën penale blerja, shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve.

“Kjo ngarkesë me 83 kilogramë është ngarkuar në Turqi dhe destinacion ka pasur Prishtinën, gjatë kontrollimit është dyshuar se në mjetin transportues kanë qenë 32 reflektorë dhe në ata kanë qenë të futur 160 paketime me heroinë, i njëjti mall është sekuestruar nga policia. Po ashtu janë sekuestruar edhe një kombi e një veturë e tipit Land Rover”, ka thënë Jashari