75 Mall Live Search
21:33 / E Enjte, 26 Qershor 2025 / Burim

Shtatë të lënduar në një aksident në Vitomiricë të Pejës, policia jep detaje

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave që ka ndodhur sot rreth orës 17:25 në fshatin Vitomiricë në Pejë.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Sipas tij, të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 17:25, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Vitomiricë-Pejë, në këtë aksident ishin të  involvuara dy vetura dhe si pasojë e aksidentit shtatë (7) persona kanë pësuar lendime trupore, të njejtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova. /IndeksOnline/