Shtatë të lënduar në një aksident trafiku në Lluzhan

Shtatë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Lluzhan, shkruan IndeksOnline.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale e Prishtinës ku sipas tyre, në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.
Personave të lënduar u është ofruar ndihmë mjekësore ndërsa njësia e trafikut është duke u marrë me rastin./IndeksOnline/