23:46 / E Enjte, 21 Mars 2019 / indeksADMonline

Shtatë vjeçari nga Kosova në Zvicër u vra nga një 75 vjeçare

Gjatë ditës së sotme në qytetin e Baselit u ther për vdekje një shtatë vjeçar nga Kosova.

Mediat zvicerane kanë treguar që nacionaliteti i të miturit ishte shqiptar nga Kosova.  Shtatë vjeçari i ndjerë ka prejardhje nga qyteti i Lipjanit.

Policia e Zvicërane ka arritur të arrestoi kryerësin e kësaj vepre makabër. Një grua 75 vjeçare e ka pranuar krimin dhe tani me të po merret autoritetet relevante, transmeton Indeksonline.

Ende nuk dihen motivet se pse ndodhi vrasja.

“Ne nuk e dimë se çfarë marrëdhënie ka kryerësi i pretenduar me fëmijën.”, u shprehë detektivi Peter Gill.

Djaloshi shtatë vjeçar ishte duke u kthyer nga shkolla kur gjeti vdekjen. Trupin e tij e kishte gjetur pa ndjenja njëri nga mësuesit. Ambasada e Kosovës në Zvicër ende nuk ka dal me ndonjë reagim./Indeksonline/