75 Mall Live Search
09:00 / E Enjte, 03 Prill 2025 / G T

Shtatë vjet në Liverpool, Van Dijk ka humbur vetëm tri ndeshje në “Anfield”

Skuadra e Liverpoolit mbrëmë shënoi fitore minimale 1:0 ndaj rivalit lokal, Evertonit në javën e 30-të në Premier League.

Mbrojtësi i Kombëtares së Holandës, Virgil Van Dijk, vazhdon me rekord pozitiv të fitoreve me fanellën e “The Reds” në stadiumin “Anfield”, shkruan Indeksonline

Ka shtatë vjet që ka nënshkruar me Liverpoolin dhe në shtëpi ka humbur vetëm tri ndeshje.

Van Dijk me Liverpoolin në “Anfield” ka 18 barazime, tri humbje dhe të tjerat ndeshje fitore. Bëhet fjalë vetëm për ndeshjet e Premier League.

Ky mund të jetë sezoni i fundit me Liverpoolin për 33-vjeçarin, që kontrata i skadon në fund të muajit qershor të këtij viti.

Ai është në bisedime me klubin, por ende nuk ka asgjë konkrete, me klube nga Arabia dhe nga Franca që tashmë kanë shprehur interesim për të nënshkruar me të./Indeksonline/

May be an image of 2 people, people playing football, people playing soccer and text that says 'GIVEMESPORT standar standar star charere ALSTUR 焙除 w w w w VIRGIL A DIJK'S RECORD AT ANFIELD w w w w w w w w w w w w w w w w w w w w w w D w w w w w w w w w w w w w w w w w w w w w w w w w w w w w w L w w w w w w w w w w w w PREMIER LEAGUE HOME GAMES ONLY w w w'