Shtatzëna 40-vjeçare ndërron jetë në QKUK, pas infektimit me Covid-19

Sot ka ndërruar jetë një grua shtatzënë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pas infektimit me Covid-19.
Lajmin për IndeksOnlinen e kanë konfirmuar Zyra e informimit të QKUK-së.
“Rreth orës 6:35 një grua shtatzënë, e lindur me 1980, e konfirmuar me COVID-19, ka ndërruar jetë pas trajtimit disaditor në këtë njësi. Po ashtu, kishte sëmundje të tjera shoqëruese”. /IndeksOnline/