14:10 / E Enjte, 05 Tetor 2023 / MSH

Shtatori i këtij viti, më i nxehti në histori

Vera e këtij viti është shoqëruar me temperatura ekstreme, dukshëm më të larta sesa në vitet e kaluara.

Madje, sipas matjeve të fundit shkencore, edhe shtatori i këtij viti ka qenë më i nxehti në histori.

Matjet i kanë kryer shkencëtarët e Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Copernicus, të cilët kanë qenë “të tronditur” nga gjetjet dhe të dhënat.

Teksa ka nisur muaji tetor, temperaturat e shtatorit janë pak më të ulëta, thonë shkencëtarët.

Nëse vazhdon intensiteti i njëjtë i luhatjes së temperaturave, ky mund të jetë edhe zyrtarisht viti më i nxehtë në histori.

Temperaturat globale mund të rriten edhe më tej, shkruan BBC, nëse fenomeni “El Nino” arrin kulmin e vet.

“El Nino” është fenomen që shoqërohet me ndryshueshmëri globale të klimës në Tokë, pas të cilave ujë i ngrohtë del në sipërfaqe të Paqësorit Lindor, duke lëshuar nxehtësi shtesë në atmosferë.

Ky fenomen dhe akterë të tjerë si djegia e karburanteve dhe lirimi i gazrave serë po konsiderohen si arsyet kryesore të ngrohjes globale.