Shtatori i kthen tifozët e Premierligës në stadiume – Rregulla të ashpëra për t’i ndjekur

Tashmë si duket futbollit do të ketë tifozë, kjo pasi muajin shtator Premierliga po e mendon si të fundit kur ata do të kthehen.
Por sa do e mirë që do të jetë rikthimi i tyre në tribuna, do të jetë edhe shqetësues, pasi Premierliga ka vendosur rregulla të ashpëra për t’i zbatuar, shkruan IndeksOnline
Në një artikull që e ka publikuar “The Sun”, thuhet se Premierliga ka
vendosur muajin shtator për rikthimin e tifozëve në shkallët e stadiumit, por
që do të përcillet me një numër rregullash.
Kështu, kapaciteti i stadiumeve do të zvogëlohet përgjysmë në 25 për qind, kjo për ta ruajtur shëndetin publik nga ndonjë infektim i mundshëm me
koronavirus.
Sistemi njëkahësh: Do të lejohet marrja e pijeve me vete si dhe do të mbahet distanca sociale.
Tifozët nuk do të këndojnë në stadium, ky rregull vjen pasi ekspertët e shëndetit thonë se mund të përhapen grimca të pështymës.
Tifozët gjithashtu do ta kenë një kod të sjelljes, po ashtu edhe ulëset do të jenë me distancë sociale.
