16:16 / E Mërkurë, 07 Tetor 2020 / indeksADMonline

Shtatori që lamë pas, ishte më i nxehti në histori

Shtatori që lamë pas, ishte më i nxehti në histori, sipas Copernicus, programi i Bashkimit Evropian për vëzhgimin e Tokës.

Temperatura mesatare e Tokës ishte 0,05 gradë Celsius, më e ngrohtë se rekordi i mëparshëm, i cili u vendos shtatorin e kaluar.

Nga nëntë muajt që kemi lënë pas këtë vit, tre prej tyre kanë thyer rekordin global për temperaturën mesatare, duke shënuar një trend të rrezikshëm dhe të pamohueshëm drejt niveleve të temperaturës që grupet ndërkombëtare kanë paralajmëruar se do të ishin shkatërruese për Tokën, raporton A2.

Rekordi i ri i shtatorit u vendos nga moti jashtëzakonisht i nxehtë që preku pothuajse çdo kontinent, teksa temperaturat e regjistruara përshkruajnë vetëm pjesërisht rreziqet e ngrohjes globale.

Shkencëtarët në Copernicus vlerësuan muajin e kaluar se emetimet e CO2 nga zjarret në Rrethin Arktik janë rritur me më shumë se një e treta krahasuar me 2019, me 244 megatonë karbon të prodhuar nga 1 janari deri më 31 gusht 2020. Për krahasim, në vitin 2019 u prodhuan 181 megatonë karbon.

Sakaq, temperaturat globale duhet të mbahen larg nga rritja me më shumë se 1.5 gradë mbi nivelet para-industriale për të shmangur ndikimet e mëdha në klimë, ka deklaruar, Paneli Ndërqeveritar i Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (IPCC).