22:02 / E Martë, 20 Gusht 2019 / indeksADMonline

“Shtatori sivjet me çanten komplet”, kampanjë për të ndihmuar familjet në nevojë

Viti i ri akademik po afron, ndërkohë që shumë fëmijë presin me padurim 1 shtatorin.  

Janë shumë familje në nevojë që ende nuk ua kanë siguruar materialet shkollore. E lidhur me këtë OJQ “Nëna dhe Fëmijë të Lumtur”, ka nisur kampanjën “Shtatori sivjet me çanten komplet”.

Ftohen të gjithë ata persona që kanë mundësi të ndihmojnë për mbledhjen e materialeve shkollore si: çanta, fletore, lapsa, goma, ngjyra e të tjera, për fëmijët e familjeve në nevojë, shkruan Indeksonline.

“Materialet duhet të jenë të reja, ndërsa çantat bën me qenë edhe të përdorura por të ruajtura. Mund t’i sillni në lokacionin e OJQ” Nëna dhe fëmijë të lumtur”.Presim njerezit vullnetmirë si dhe kompani të ndryshme të na përkrahin në këtë kampanjë duke e ditur që numri i familjeve të regjistruara në organizatë ka arritur 680.”, thuhet mes tjerash në njoftimin e OJQ-së.

Kampanja do të vazhdojë deri më datën 30 të këtij muaji. /Indeksonline/